Ardian Bujupi mes dy vajzave? “Të dyja ne”, Sabrine dhe Jasmina e Për’puthen i dedikojnë këto fjalë njëra-tjetrës

Ardian Bujupi mes dy vajzave? “Të dyja ne”, Sabrine dhe Jasmina e Për’puthen i dedikojnë këto fjalë njëra-tjetrës

July 1, 2022 0

Ardian Bujupi së fundmi është përfolur për një lidhje me ish-konkurenten e Për’puthen Jasmina Kadriun me të cilën u pa i shoqëruar në ditëlindjen e Sara Hoxhës, ku të dy ishin pranë njëri-tjetrit. Nga ana tjetër në video të ndryshme në rrjete sociale ai dhe modelja Sabrine Khan shihen të pandarë, vajza tjetër që mendohet se këngëtari është në një lidhje dashurie.

Ky veprim i fundit i vajzave ka bërë sërisht lëmsh rrjetin ku tashmë fansat nuk e dinë më çfarë të mendojnë. Sabina ka postuar një video në profilin e saj të Tik Tok ku ajo është shumë aktive, ku shihet mes shumë komenteve dhe ai i Jasmin.

“Boss Babe”. Nuk ka munguar as përgjigja e Sabrinës e cila i ka kthyer:

“Të dyja ne”.

Me këto komente kaq të ëmbla kundrejt njëra-tjetrës duket se ato kanë një marrëdhënie të mirë shoqërore.

Thashethemet për lidhjen e këngëtarit u shtuan pas publikimit të këngës së tij të fundit.“Lotto” titullohet kënga e tij e re, e cila është në gjuhën gjermane.

Detaji që ra më së shumti në sy, që në momentin e parë të publikimit është pjesëmarrja e modeles Sabrine Khan si protagoniste në klip, me të cilën artisti është përfolur gjatë në media se është në një lidhje dashurie.

Mirëpo deri më tani asnjëra palë nuk e ka pranuar hapur këtë gjë. Ndonëse detaje të tilla tërheqin vëmendjen e publikut dhe janë një jehonë pohimi për gjithë zërat e ngritura mbi raportin e tyre.

Ju kujtojmë që në klipin “Tranova” të këngëtarit Bujupi, protagoniste ishte ish-konkurentja e Për’Puthen Jasmin Kadriu. Ende pa u publikuar kënga, ka pasur aludime se përveç bashkëpunimit, mes dyshes kishte diçka më shumë.

revista.one/