Argjira Spanca flet për herë të parë për ndarjen me Gracianon
June 1, 2024Argjira Spanca ka qenë në qendër të vëmendjes për sa i përket marrëdhënies së saj me ish-banorin e Big Brother VIP, Gracionao Tagani. Moderatorja tregon që patën një krizë pas daljes së tij të parë nga Big Brother Vip, por që tani janë bashkë dhe i kanë zgjidhur të gjithë keqkuptimet.
“Një kërkesë që i kam bërë është që kur të futet aty brenda të mos e përmendte pjesën tonë, sepse doja ta mbaja për vete dhe nuk doja të bëja këto dramat, që janë të pashmangshme se njerëzit do i kuptojnë. Komentuesit çdo ditë më të tepër bëhen më të egër, nuk e përjetova shumë këtë herë, por herën e parë kur u fut e përjetova keq, rashë dhe 5 kile. Nuk isha dakord të futej, nuk e doja vëmendjen e tepërt.
Pasi u fut e suportova dhe nuk doja të bëhesha ndalesë, një krizë ndodhi pas daljes së tij, që ishim për mospërputhje mendimesh. Në nerva e sipër vendosa të fshija fotot, që mu thaftë kjo dorë’, por nuk ishte BB arsyeja kryesore. Nuk i ktheja dot më se më vinte inat.
Ditën që është futur kemi folur në kamera, i dhashë fjalën që jashtë do jem për të diskutuar përsëri, është lidhje 5-vjeçare, nuk hidhet poshtë për gjëra të vogla. Edhe pas daljes, nuk u ndava, nuk më eci.
Unë jetoj te shtëpia e Gracianos, hapa derën. Kisha bërë ca ndryshime në look se kisha bërë dhëmbët dhe i shokuar po më thoshte ‘çfarë ke ndryshuar?’ , i thash ‘e pra, single lady’ (qesh). Tha saktësisht fjalët që doja të dëgjoja, që ishte penduar. Më tha ‘më fal’”, tregoi Argjira.
Argjira Spanca ka folur edhe për programet që do të drejtojë.
Një ndër ta është edhe “She’s On Top”, për të cilën Bora e pyeti nëse Erjola Doçi do të jetë në juri, por për këtë nuk u dha një përgjigje konkrete prej Argjirës, ku kjo e fundit u shpreh se ende po diskutohej.
Pjesë nga biseda:
Bora Zemani: Erjola mund të jetë pjesë e jurisë së “She’s On Top”?
Argjira Spanca: Ide e lezetshme, nuk është se nuk e kemi menduar, por ende nuk e kemi vendosur. Nuk jemi në një fazë vendimtare. Këto vendime i marrim me Manushin, por ende po shohim. E kemi menduar Erjolën, por normalisht ajo ka edhe disa angazhime të tjera.
Bora Zemani: Është e zënë Erjola apo..
Argjira Spanca: Hë moj Bora (qesh). Nuk ka lidhje marrëdhënia e Gracianos me të, unë Erjolën e respektoj, e kam kolege.
revista.one/