Arilena Ara e Pirro Çako tërhiqen nga “Kënga Magjike”

Arilena Ara e Pirro Çako tërhiqen nga “Kënga Magjike”

December 8, 2024 0

“Zero Gradë”, dueti mes Arilena Arës e Pirro Çakos është tërhequr mbrëmë nga gara e “Këngës Magjike” pikërisht përpara natës finale. 

Lidhur me këtë, Ardit Gjebrea tha: “E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, duke qartësuar se arsyeja është tërësisht shëndetësore.

Për shkak se kënga është duet, tërheqja e Pirro Çakos sjell rrjedhimisht edhe atë të Arilena Arës.

Mbrëmë u mbajt nata finale e “Këngës Magjike 2024”, një garë që zhvillohet mes 23 finalistëve që do të ngjiten në skenën e Pallatit të Koncerteve për çmimin e madh.

Kujtojmë se pak ditë më parë nga gara u tërhoq edhe këngëtari Ardit Çuni.

revista.one/