Arilena Ara feston ditëlindjen, urimin më të ëmbël e mori nga Popi Kola
July 17, 2024Këngëtarja e njohur Arilena Ara feston sot 26 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të, Ara ka marrë urimet më të përzemërta nga familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.
Por dedikimin më të ëmbël e mori nga menaxheri i saj Popi Kola. Nëpërmjet një video në Instagram, ku Arilena shfaqet duke festuar, Popi Kola thotë se ndihet me fat për ekzistencën e saj.
“Duhet të jesh shumë me fat që të marrësh bekimin e Universit. Unë jam bekuar 26 vite më përpara. Gëzuar ditën e lindjes drita e syve të mi”, ka shkruar ai.
revista.one/