Arjan Konomi futet ndërmjetës t’i pajtojë me Ledjanën, Mevlani: Mos na hap plagë të vjetra…

Arjan Konomi futet ndërmjetës t’i pajtojë me Ledjanën, Mevlani: Mos na hap plagë të vjetra…

July 23, 2021 0

Edhe sikur te mundohet ta harrojë, ajo mbetet për Mevlanin “plagë e vjetër”. Të tillë e ka quajtur Mevlan Shaba historinë me Ledjanën, në një bisedë virtuale me opinionistin e emisionit “Per’puthen” dhe mikun e tij Arjan Konomin.

Teksa Mevlani ka treguar në Instagram se ka nisur palestrën, vëmendjen e ka marrë komenti i opinionistit, i cili shkruan:

“Bravo Mevlan qe nise palestren. Por nuk behet ashtu kot me kot. Duhet nje instruktor/e te te mesoje ushtrimet se po keput mish. Do te flas une me nje qe njoh?”, duke nënkuptuar Ledjanën.

“Mos na hap plagë të vjetra”- i është përgjigjur Mevlani.

Dy ditë më parë, ish-konkurrenti ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory, ku padyshim nuk kanë munguar pyetjet rreth Ledjanës.

Pyetjes se cili ka qene momenti me i mire me Ledjanen kur ishin çift, Mevlani nuk ka ngurruar dhe e ka treguar për të gjithë ndjekësit.

 “Akoma qesh kur e kujtoj, ishte momenti kur ne ziheshim dhe sa shikonim njëri-tjetrin në sy qeshnim të dy prapë”, ka rrëfyer Mevlani.

revista.one/