Arjan Konomi hedh dyshime për largimin e Neritanit nga Për’puthen: Ishte lamtumirë!
May 12, 2022Pas takimit përfundimtar në studion e Për’puthen, deklarata e Neritanit solli shumë komente dyshuese nga opinionisti, Arjan Konomi.
Ai dyshon se deklarata e Neritanit ishte si lamtumirë dhe se ai e ka kuptuar që Alesja nuk ka ndjenja për të.
Kjo gjë u hodh poshtë nga Alesja dhe Neritani, të cilët shprehen të bindur për ta vazhduar njohjen e tyre jashtë programit.
Arjani: Mos ishte një lamtumirë
Neritani: Nuk ishte lamtumirë
Arjan Konomi: Mua kjo mu duk si lamtumirë. Neritani e ka kuptuar që ti nuk ke pikë ndjesie dhe ai e ka kuptuar këtë gjë (i drejtohet Alesjas). Doni të dilni në mënyrë të bukur. Nuk e di nëse midis jush ka vazhdim
Alesja: Mund ta shkëpusnim ktu shumë bukur me Neritanin por jo, ne duam ta bëjmë ndryshe. Duam ta provojmë edhe jashtë. Ne nuk jemi të dashuruar, por pëlqehemi dhe ndihemi mirë në praninë e njëri-tjetrit
Arjan Konomi: Shumë mirë ndiheni, do pini nja tre herë kafe dhe u mbyll
Alesja: Nuk jemi në çift, por po njihemi më shumë me njëri-tjetrin