Arjola rrëfen njohjen me ish-bashkëshortin: Tre muaj refuzova të kryeja marrëdhënie me të
February 1, 2022Aktorja Arjola Demiri është treguar mjaft e hapur sa i përket historive të jetës së saj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.
Mbrëmjen e së hënës, ajo vendosi që t’iu tregojë banorëve historinë e njohjes me ish-bashkëshortin e saj, Ajax Boshnjaku.
Aktorja tropojane tha se e kishte njohur gjatë shkollimit dhe se ai kishte shfaqur menjëherë interes për të.
“Ne jemi të dy nga Tropoja dhe na njoftuan këta nga ana e anës, dhe neve na ndante vetëm një pallat, d.m.th pallati ku është rritur ai me pallatin ku jam rritur unë, na ndan vetëm një pallat në mes”, ka thënë ndër të tjerash aktorja.