Armë dhe fishekë në makinë/ Policia jep detajet pas shoqërimit të Don Xhonit
June 27, 2022Reperi Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi është shoqëruar në Polici mesditën e sotme.
Pasi lajmi bëri xhiron e mediave Policia e Kosovës ka dhënë një version zyrtar për shoqërimin në polici të reperit. Në komunikatën zyrtare thuhet se përpos revoles pa leje, reperi i janë konfiskuar edhe fishekë.
“Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj:
Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe,
Gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.
I Dyshuari
Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.” –thuhet në njoftimin e plotë.
Postimi i fundit i Don Xhonit në Instagram është bërë pasditen e të dielës, kur ai ka publikuar në Instastory një video ku ka paralajmëruar publikimin e një këngë të re.
Në reagimin e tij, nga një live në Instagram, reperi tha:
“Gjithçka është në rregull, nën kontroll, gjithçka është stabile, respekte për Policinë e Kosovës dhe sjelljen e tyre”.
Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni ka probleme me Policinë e Kosovës. Disa muaj më parë, reperi u arrestua me akuzën e njëjt, për armëmbajtje pa leje.
revista.one/