“Arratia” e modeles shqiptare në ishullin Zakynthos me një jaht luksoz
August 30, 2021Trejsi Sejdini, nëpërmjet postimeve në “Instagram”, ka zbuluar se ka udhëtuar në ishullin grek Zakynthos.
Trejsi publikoi në rrjetet sociale disa poza ku shfaqej teksa shëtiste me një jaht luksoz në afërdi të vendit të quajtur Shpella Blu.
Ajo shfaqej e veshur me një fustan të ngushtë e të gjatë, i cili i tregonte mjaft bukur linjat trupore. Ngjyra e zgjedhur thyente bronxin e lëkurës të marrë prej plazhit, ndlrsa dy aksesorë ia shtonin hijeshinë, kapelja ngjyrë vjollcë dhe çanta e vogël shumë e veçantë.
revista.one/