Arrest shtëpie këngëtarit, bëri aksident ndërsa ishte i dehur në timon
May 23, 2021Këngëtari Aleksandër Gjoka ka dalë sot përpara gjykatës, që ka vendosur masën “arrest shtëpie”. Ky është vendimi i gjyqtarit Artan Gjermani, pasi këngëtari rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Gjoka u përfshi në një aksident ditën e djeshme dhe si pasojë ra në prangat e policisë. Ai u arretsua pasi u përfshi në një aksident në zonën e Farkës. Pas aksidentit policia mbërriti në vendngjarje dhe i bëri artistit testin e alkoolit, ku rezultoi se Aleksandër Gjoka ishte në gjendje të dehur.
Pas aksidentit këngëtari u nis për në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, pasi pësoi dëmtime të lehta nga përplasja e makinave.
Kjo nuk është hera e parë. Pak kohë më parë Aleksandër Gjoka ra në prangat e policisë, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur. Asokohë ai u arrestua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.66 mg/l, ndërkohë që shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.
Gjoka kërkoi nga trupi gjykues të lihej i lirë dhe të pranohej kërkesa e Prokurorisë për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh edhe koncertet që kishte rezervuar me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
revista.one/