Pranga deputetit/ Zbardhet shkresa e SPAK për Kuvendin ku kërkon t’i hapet rrugë arrestimit të Alqi Bllakos
March 29, 2022SPAK i ka dërguar një shkresë Kuvendit të Shqipërisë, duke argumentuar të gjitha arsyet se përse kërkojnë arrestimin e tij.
Në shkresën drejtuar Kuvendit shkruhet se Bllako, në kohën kur ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme me dashje në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm prej 16.288.344 lekësh.
Po ashtu vihet në dukje, se Bllako, ka favorizuar kompaninë koncensionare “Integrated Technology Waste Treatment”, kundrejt pranimit të një përfitimi të parregullt, në shumën e 14.964.900.
Shkresa e plotë e SPAK, drejtuar Kuvendit: