Arrestohet gazetari Artan Hoxha, akuzohet si anëtar i organizatës kriminale, Elton Qyno me detyrim paraqitje
November 25, 2024rokuroria e Posaçme ka lëshuar sot dy urdhër-arreste për gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Sipas informacioneve Hoxha është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa për Qynon është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur.
Ndërkohë që pritet që SPAK të nxjerr së shpejti njoftimin zyrtar me akuzat që rëndojnë për Hoxhën dhe Qynon.
Gazetari Artan Hoxha është akuzuar si “anëtar i organizatës kriminale”, ndërkohë që për Elton Qynon rëndon akuza për korrupsion. Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara, i cili është përgjegjës për hetimin dhe ndjekjen e kësaj çështjeje.
Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë paraqitur në SPAK, pasi ndaj tyre u vendosën masat detyrim paraqitjeje dhe arrest shtëpie në kuadër të goditjes së një grupi kriminal. Gazetarët Artan Hoxha dhe Qyno qëndruan për rreth 1 orë në ambientet e SPAK dhe dolën me dosje në duar.
Gazetari Artan Hoxha akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa gazetari Elton Qyno nën akuzë për korrupsion pasiv në sektorin privat.
Artan Hoxha është një prej emrave më të njohur të gazetarisë investigative në Shqipëri, i njohur për shkrimet por edhe deklaratat e tij lidhur me shumë grupe kriminale, vrasës me pagesë dhe publikimin e materialeve për trafikun e kokainës nga Amerika Latine, ku ai personalisht ka qenë disa herë.
Po ashtu, Elton Qyno është paraqitur disa herë në SPAK, si dhe i është sekuestruar një telefon celular, pas marrjes në pyetje mbi disa publikime për çështje të lidhura me dëshmitë e Nuredin Dumanit.
Operacioni
Një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së krimit, Pajtime Fetahu, një zyrtar i lartë policie, Dedan Gjoni, avokatja që mbronte grupin e Suel Çelës dhe 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë mes 21 masave të sigurisë si pjesë e një mega operacioni të SPAK për të shkatërruar grupin kriminal me shtrirje ndërkombëtare të dyshuar se drejtohet nga Suel Çela në Elbasan. Hetimi për këtë grup krimial të organizuar udhëhiqet nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Altin Dumani.
Me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, u ndërmor sot një operacion blic në Elbasan për ekzkutimin e 19 urdhërarresteve dhe dy masa sigurie. SPAK pritet të dalë nesër me një njoftim të detajuar mbi operacionin.
19 urdhërarreste, 18 në burg dhe një në shtëpi, janë të konfirmuara nga GJKKO. Mes të burgosurve është edhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila teksa mbante togën e zezë i shërbente krimit. Kjo është masa e dytë për Fetahun, pasi ndodhet në arrest shtëpie për përfshirje në dosjen e grupit të Çopajve po në Elbasan.
Operacioni po ekzekutohet nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me atë të Tiranës.
‘Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:
Arrest me burg – 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);
Arrest në shtëpi – 1 avokat;
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.
Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme’, thane burime për gazetaren Keti Banushi.
Vetë Prokuroria e Posaçme ka sqaruar se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim, ndërsa një njoftim ezauruar pritet të martën, me qëllim ruajtjen e integritetit të operacionit
EMRAT DHE MASAT QË DIMË DERI MË TANI
Arrest me burg- Pajtime Fetahu, ish-gjyqtare e Gjykatës së Elbasanit
Arrest shtëpie- Blerina Beqirit – ish-avokate e grupit të Suel Çelës
Detyrim Paraqitjeje- Gazetari Artan Hoxha
Detyrim Paraqitjeje- Gazetari Elton Qyno
Zihni Shahu ka mbajtur postin e kryetarit të gjykatës së Elbasanit për 10 muaj deri në 10 shtator 2020 kur dha dorëhenqjen. Pajtime Fetahu dha dorëheqjen më 2022 nga posti i gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit. Aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ me vendim të GJKKO-së me 2 Gusht 2024 për dosjen Çopja pasi po hetohet për korrupsion. Masa u vendos në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë 2” që zbuloi dhe aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja në Elbasan.
Nga 19 urdhër arreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.
Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë.
Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grupi të fuqishëm më bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.
Shega është pronar i dy kompanive, por gjithashtu ai ka qenë ish-ortak në një biznes me babain e kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo. Kryesisht tenderat e fituar nga kompanitë e Bujar alias Marsel Shega kanë fituar tendera për pastrimin në Berat dhe Peqin.
Ndërkohë, Suel Çela një prej emrave më të njohur të botës së krimit, i shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë. Në bazat dhe bizneset e të shumëkërkuarit në Elbasan është ushtruar kontroll ku janë marrë dokumente dhe prova të tjera.
revista.one/