Arsida i jep fund rrugëtimit në Big Brother: Nuk erdha për të ngrohur krevatin…
January 8, 2025Arsida i ka dhënë fund rrugëtimit në Big Brother VIP 4. Në një nominim me Gramosin, Gertën, Livian, Arsidën, Rozanën, Olsin dhe Jozin, Arsida është eliminuar nga gara si personazhi më pak i votuar nga publiku.
Në t’u larguar nga shtëpia, nisur edhe nga përplasjet e fundit në Big Brother, vetëm një pjesë e banorëve kanë zgjedhur ta përcjellin Arsidën te dera e kuqe.
Ledioni: Ti je një vajzë luftarake dhe kjo u pa qartë që në sekondat e para të asaj shtëpie, u fute me marshin e tretë të katërt, me superxhiro, në shtëpi, por si ishte kjo përvojë për ty?
Arsida: Së pari unë ju falenderoj për përzgjedhjen dhe mundësinë e dhënë. Thjesht fakti që më përzgjodhën për mua është kënaqësi dhe jam shumë falenderuese. Nuk e di çfarë është parë jashtë, por nga komenti që pash sot dhe mënyra se si u trajtua kuptova se përmes ekranit nuk perceptohet ajo që kam ndjerë unë aty brenda.
Ledioni: Mendon se loja që bëre ti të ka penalizuar, me idenë që ishe shumë e lexuar nga publiku që ishte lojë.
Arsida: Unë kam thënë që nuk kam kohë për të humbur dhe nuk kam shkuar për të ngrohur krevatin. Unë hyra sikurse jam në një ambient mbijetese.
Por, si e analizojnë opinionistët largimin e Arsidës nga shtëpia?
Arbër Hajdari: Për shkak se konteksti i bisedës që bërë me Valbonën në përfundim kjo të ka penalizuar këtë javë. Nuk jam aspak dakord me reagimin që bëri.
Arsida: Ishin dy situata komplet të ndryshme kurrë nuk mora një përgjigje përse G-Bani ndërhyri. Ai thoshte që është gruaja ime, prandaj unë fola më pas.
Ledion Liço: Arbri thotë që nëse aty të bëhen bllok mund t’i bëjnë gjërat bashkë.
Arsida: Plani im ka qenë të krijoj aleanca.
Neda Balluku: Aty ka personazhe që e shfaqin veten e tyre. Ka qenë vajza më luftarake që kemi parë këtë edicion. Arsida ka qenë një vajzë që nuk i dha buzëqeshje publikut. Për gjërat që ke kaluar në jetë dhe sa e fortë të është dashur të bëhesh, askush nuk del i humbur nga “Big Brother VIP”.
Opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kanë komentuar mbrëmë sjelljet e Arsidës me banorët, e kryesisht me Valobonën.
Sipas Arbër Hajdarit, edhe pse me komente të nënkuptuara, Arsida ka prekur moralin e Valbonës, teksa i tha G Banit se ai ishte tutori i moderatores. Edhe Neda Balluku dënoi veprimet ,teksa tha se Arsida po përpiqet të ngacmojë banorët.
“Problemi është te konteksti në të cilin Arsida e përdor këtë fjalë. I tha tutor, pastaj e kalon tek fjejta, tek krevati, tek burri. Mendoj që konteksti është pikërisht ky, në fund të bisedës së saj, me qitje të largët, prek në moralin e Valbonës. Ky është konteksti që ajo ka dashur t’i japë. Këtu ka të bëjë me moralin.”- tha Arbër Hajdari.
“Të kam parë dy javë. Ty më shumë të flet qëndrimi dhe jo fjalët. Kur një vajzë është denigruar aty, ti ke mbajtur më shumë anën e denigruesit. Ke ngacmuar Zebërvokin për disa muhabete që më ke luajtur nga mendtë, Provove që e ke parë BBV vjet, por e ka shpikur dikush lojën e ngacmimeve. Jozi të mbajti anën sepse ta kishte borxh.”- tha Neda Balluku.
Ndërkohë Vëllai i Madh ka hapur një televotim të përgjithshëm për të zgjedhur banorin e preferuar.
Me tematikën “Votoni të preferuarin”, publiku ka deri ditën e shtunë për të zgjedhur personazhin VIP që pëlqen më shumë dhe vulosur kështu fatin e tyre.
Në televotim nuk janë vetëm tre banorët e rinj; Igli, Gerti dhe Gjesti.
Mund të votoni kudo ku ndodheni, me SMS nga Shqipëria në 56666; Kosova 55099, në ëebsite e
Mund të votoni kudo ku ndodheni, me SMS nga Shqipëria në 56666; Kosova 55099, në website e Voto.Top-channel.tv apo nëpërmjet aplikacionit MyvodafoneApp.
revista.one/