Arsida kallëzim penal ndaj G Banit: Jam e gatshme të tërhiqem nëse…

Arsida kallëzim penal ndaj G Banit: Jam e gatshme të tërhiqem nëse…

January 19, 2025 0

Arsida ka kryer një kallëzim penal ndaj G Banit ku pretendon se ky i fundit ka hedhur shpifje dhe fyerje në adresë të saj gjatë lojës në Big Brother VIP.

Ish-banorja bëri të qartë se referuar nenit 119 dhe 120 të kodit penal sapo ka përgatitur kallëzimin dhe do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. Megjithatë, Arsida u shpreh e gatshme të tërhiqet mbrapa nëse G Bani kërkon falje publike dhe largohet vetë nga emisioni.

“Duke qenë se faktet kanë qenë publike ndjeva të nevojshme të ndajë me ju vendimin që kam marrë rreth G Banit. Unë mendoj se mu bë një padrejtësi dhe ofendimet ishin shumë të rënda. Duke qenë se nuk u pa asnjëlloj falje apo pendimi, mendoj se është e drejtë t’i referohem ligjeve të Republikës së Shqipërisë përsa u përket shpifjeve dhe fyerjeve. Duke iu referuar nenit 119 dhe 120 të kodit penal unë sapo kam përgatitur kallëzimin dhe do ta ndjek çështjen në rrugë ligjore. Unë jam e gatshme të tërhiqem mbrapa nëse G Bani kërkon falje publike dhe tërhiqet vetë nga emisioni”-u shpreh Arsida në klipin sqarues për vendimin e marrë ndaj G Banit.

“Isha duke folur me banorët e tjerë dhe u thashë që mbrëmë më është thyer zinxhiri i kryqit. Sa herë që ndodh kjo, unë marr ndonjë lajm të keq. Perfekt, bravo… Përsa i përket padisë së Arsidës, ajo fjala rrugaçe di që përdoret për njerëz që përdorin gjuhë rruge dhe agresive në debat”- tha G Bani.

Duke sqaruar arsyet që e shtynë të merrte hapin drastik, Arsida u shpreh se është e gatshme të tërhiqet nga vendimi nëse G Bani i kërkon falje dhe tërhiqet nga loja.

Të mbajë fjalën që ka thënë, të më japë dorën dhe ta mbyllim këtë lojë sipas mënyrës sime“- tha ndër të tjera banorja.

Arsida: Pas prime kur ke dalë nga dhoma e rrëfimit ke thënë që kur të dalë që këtu mund të thërrasësh babanë dhe djalin. Kur kam shkuar në shtëpi vajza e madhe më ka thënë ‘a është normale të flasësh kështu?’. I thashë mos u shqetëso se do ta zgjidhim… Është përdorur fjala e pamoralshme dhe fjalë të tjera. Mua më pëlqen të zgjidh gjërat me mirëkuptim, dhe sonte atë dua. Dua të shkoj në shtëpi t’i them vajzës që ‘ne bëmë një lojë, gabuam dhe G Bani më kërkoi falje’. Shpresoj të jetë kjo zgjidhja, por nëse nuk do të jetë kjo do t’i them vajzës ‘që nuk duhet të tërhiqesh pas kur je në të drejtë’.

G Bani: Vazhdon të jesh e pabesë dhe dinake, vajzës tënde t’i thuash që G Bani të kërkon falje. Një nga kushtet e tua ishte dhe që të tërhiqem nga loja, dhe këtë kënaqësi nuk ta jap. Pas faljes që të kërkoj, po të them që fjalën rrugaçe kur kam ikur nga Shqipëria e kam ditur që përdoret për njerëz që përdorin gjuhë rrugë dhe përdorin gjuhë agresive në debat. Do iki nga Big Brother kur të më përjashtojë populli ose kur autoritetet pasi të jetë marrë vendimi të vijnë dhe të më arrestojnë për këtë çështje

Arsida: Do doja shumë të kishim një raport tjetër, por më vjen keq, por shpresoj të gjesh një avokat sepse kam demonstruar që për fjalën që them, mbaj përgjegjësi.

G Bani: E konsideroj gjënë më të bukur që jep shembull se kur një femër konsideron se cënohet t’i drejtohet ligjit. Do mundohem të gjej një avokat. Të kërkoj falje një mijë herë ty dhe vajzës tende, kurse që të iki nga Big Brother për këtë gjë nuk do ta bëj.

revista.one/