Artistet frymëzohen nga “Bagëti dhe Bujqësi” për fotot, Enca bën shaka me Dafina Zeqirin, merr një kec në krahë dhe pozon
August 28, 2021Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka kohë që ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë albumin e saj më të ri, “Dafinë Moj”.
Ajo javën e kaluar madje ndau me fansat edhe imazhet e koopertinës së albumit, koncepti i të cilave është vërtet shumë i veçantë.
Në fotografi, Dafina shfaqet në një fushë me dele, teksa mban në duar një qengj të vogël.
Koncepti i fotografisë bazohet në dashurinë që çdo nënë ka për fëmijën e saj, duke aktualizuar vargjet e Naim Frashërit në poemën “Bagëti e Bujqësi”:
Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë…
Në fakt, albumi është një dedikim për nënën e saj.
Koopertina e cila është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj, duket se ka pasur të njëjtin impakt edhe te kolegët.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia ka publikuar në InstaStory disa fotografi.
Në njërën prej tyre, ajo shfaqet duke pozuar me një kec në krah, pak a shumë në të njëjtin pozicion si Dafina në koopertinën e albumit.
“Foto për albumin tim ‘Encë moj’”, ka shkruar Enca me shaka në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka etiketuar kolegen e saj, Dafina Zeqiri.
Nga kjo shihet se Dafina dhe Enca gëzojnë miqësi të mirë me njëra-tjetrën, duke lejuar mes vete shaka të tilla dhe duke u frymëzuar nga njëra-tjetra.
revista.one/