“Asnjë s’po më puth”, Gjestit s’i del inati me Stresin e ironizon gjatë koncertit
August 5, 2025Pasi Gjesti s’e priti mirë videon mes Jozit dhe Stresit dhe vendosi t’i bëjë unfollow nga Instagrami këtij të fundit, na lejoni si fillim t’ju përditësojmë se edhe Stresi ia ktheu me të njëjtën monedhë atij, por të njëjtin fat patën dhe miqtë e tjerë.

Ndërkaq Gjesti në një ndër koncertet e fundit dukej shumë i lumtur teksa ironizonte puthjen më të nxehtë të momentit.“Sa puthje [po më dërgoni nga larg], po asnjë s’po më puth [me të vërtetë],” tha ai në koncert, teksa deklarata iu shoqërua me një mori brohorimash.
Pakënaqësia e Gjestit lindi nga nje video ku Stresi puthte Jozin.

Stresi sqaroi menjëherë se ishte thjesht një rreng dhe ai me Jozin janë duke përgatitur një bashkëpunim muzikor. Stresi ishte ndër mbështetësit më të mëdhenj të Gjestit gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania, organizoi madje dhe një protestë kur mendoi se po i bëheshin padrejtësi.
Nga ana tjetër, Stresit më parë e ofendonte Jozin dhe shprehej mospërfillës ndaj tij, duke rënë në kundërshtim me videon ku ndodh puthja e famshme.
revista.one/