Astrit Selita dhe Dorina Laro luajnë për herë të parë “Sad Poetry”

Astrit Selita dhe Dorina Laro luajnë për herë të parë “Sad Poetry”

May 13, 2022 0

Dy violonçelistët festuan me një koncert, 60 vjetorin e Fakultetit të Muzikës

Dy emrat e njohur të violonçelit, Astrit Selita dhe Dorina Laro festuan me një koncert të përbashkët, 60 vjetorin e krijimit të Fakultetit të Muzikës. Admirues të muzikës klasike, pedagogë dhe studentë shijuan për një orë e gjysmë tingujt e ngrohtë të duos violonçelistike.
Selita dhe Laro, dikur profesor e studente, ndërsa sot dy pedagogë kolegë në Fakultetin e Muzikës intepretuan për herë të parë pjesën muzikore për dy violonçela, ‘Sad Poetry’, shkruar nga kompozitori Endri Sina.

Pas premierës shqiptare, instrumentistët luajtën në skenën e improvizuar, në hollin e Universitetit të Arteve, një program të larmishëm me vepra nga Cirri, Barriere dhe Offenbach.

Festimet për 60 vjetorin e Fakultetit të Muzikës do të vijojnë me një kalendar të pasur, me 50 koncerte, të planifikuara deri në 8 qershor. Në programin e madh muzikor marrin pjesë studentë, pedagogë të Universitetit të Arteve si dhe të të ftuar të ndryshëm. revista.one/