Atdheu si faraon, feston ditëlindjen në jaht me femra, mungon Sara (foto)
May 27, 2021Atdhe Xharavina, një prej ish konkurrentëve të Për’puthen ka organizuar festë të madhe për të festuar 28-vjetorin e lindjes, ku u vu re mungesa e Sarës.
Të gjithë të pranishmit publikonin video teksa dy femra kërcenin pranë Atdheut. Ai shijonte performancën e tyre, ndërsa Sara nuk ishte askund.
Mbetet ende mister se çfarë ka ndodhur mes dyshes që i surprizuan të gjithë me daljen nga Për’Puthen si çift. Gjithçka mes tyre duket se po shkonte mirë. Në çdo festë ishin në praninë e njëri-tjetrit dhe shpesh publikonin video dhe foto me njëri-tjetrin.
Edhe ditën e djeshme, Sara publikoi tortën me domethënie që ia kishte dedikuar Atdheut. Por mungesa e saj ngjalli dyshimet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Këto dyshime i shtojnë edhe postimet e ditës së sotme, ku Atdheu tregon se po shijon ende performancën e femrave seksi në jaht. Ndërsa Sara ndodhet në praninë e miqve të saj, larg tij…