Atentat në Shkodër, ekzekutohet me kallashnikov 25-vjeçari
May 28, 2021Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme Shkodrën.
Emilijano Ndou, 25 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri, tip kallashnikov.
Ngjarja e rëndë ka mdodhur në fshatin Bardhaj, të Shkodrës.
Ndërkohë, policia bën me dije me dije se është arrestuar autori i vrasjes, i identifikuar si Mark Kodra.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobëta, por ende nuk dihen detajet.
“Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobta shtetasi M.K, 47 vjec, banues ne fshatin Bleran Bardhaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.”-njofton policia.
Policia njofton se është sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin ie rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.