Atentat në Vlorë, vritet në derë të shtëpisë, 35-vjeçari vëllai i Ardi Velajt që u ekzekutua në masakrën e “Çoles”

Atentat në Vlorë, vritet në derë të shtëpisë, 35-vjeçari vëllai i Ardi Velajt që u ekzekutua në masakrën e “Çoles”

June 3, 2021 0

Shkelzen Velaj, 35-vjeç, i cili u vra mbrëmë, në katin e pestë të një pallati mendohet se është vëllai i Ardi alias Ferdinand Velaj të vrarë në masakrën e Çoles. Ngjarje e ndodhur në 7 prill 2015, në Vlorë.

Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me 35 vite burg Aleksandër Llanaj, dhe dy të tjerët Ani Begaj dhe Bertil Alliaj me nga 25 vite burgim.

Ngjarja e rëndë që ka tronditur Vlorën ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “24 Maj”. 35-vjeçari është qëlluar në katin e pestë, dhe dyshohet se ndaj tij është zbrazur një karikator kallashnikovi. Velaj ka ndërruar jetë në spital, ndërkohë që ka qenë nëna e tij e cila ka njoftuar policinë.

revista.one/