Atentati ndaj biznesmenit në Elbasan/ Kamerat kapën lëvizjet e autorëve
December 1, 2025Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit në Elbasan, Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka. Policia ende vijon hetimet për kapjen e autorëve të vrasjes.
Grupi hetimor ka këqyrur kamerat pranë biznesit dhe kanë vënë re se autorët kanë lëvizur disa herë përgjatë pikës së karburantit.
Autorët kanë ndjekur me detaje lëvizjet e biznesmenit dhe pasi janë siguruar kanë qëlluar drejt shënjestrës duke e lënë të vdekur me 2 plumba në kokë. Gjithsej, sipas, ejsprrtzës paraprake, janë shtënë 5 plumba.
Kanë lëvizur disa herë përgjatë biznesit. Është vënë re nga kamerat. Kanë pasur informacion të saktë se objektivi i tyre ndodhej në biznes e kanë pritur sa të dalë nga zyra. Dhe kur ka hipur në automjetin e tij automjeti i dyshuar i autorëve tip Audi me ngjyrë të zezë dhe një nga autorët, që kishte rolin e qitësit, ka dalë nga mjeti dhe ka qëlluar disa herë me pistoletë. Pra është qëlluar vetëm një nga autor dhe personi tjetër në rolin e shoferit janë larguar menjëherë. Gjithashtu nga kamerat e sigurisë, janë kapur disa lëvizje të autorëve të dyshuar.
Janë mbledhur prova të rëndësishme që mund të çojnë drejt identifikimit të ngjarjes. Edhe një pjesë e dëshmitarëve kanë dhënë detaje të rëndësishme për grupin hetimor.
Ndlrsa brenda makinës Audi që u hjet e djegur, që mendohet se është përdorur nga autorët e krimit, nuk është gjetur armë.
Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.

revista.one/


