Atilla lë shtëpinë e Big Brother pas urdhrit të Drejtësisë, reagon Olsa Muhameti
November 6, 2024Televizioni Klan Kosova ka bërë të ditur largimin e Atilla Kardesh nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3, duke transmetuar pamjet e momentit të largimit të tij.
Ky vendim vjen pas një reagimi të fortë publik nga shoqëria civile dhe institucione të ndryshme, përfshirë edhe Ministrinë e Drejtësisë.
Reagimet u intensifikuan pas hyrjes së tij në të njëjtën shtëpi me ish-bashkëshorten e tij, Drenusha Latifi, e cila në të kaluarën e ka akuzuar Kardesh për dhunë dhe ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Në foto: Ish-bashkëshortja e Drenusha Latifit refuzon t’ia japë dorën Atillas pas dorëheqjes së tij nga BBVK
Reagimi i Olsës
Producentja ekzekutive e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, ka reaguar pas largimit të konkurrentit Atilla Kardesh nga shtëpia e famshme.
Ajo bëri një postim në ‘InstaStory’, siç duket duke iu referuar largimit të Kardesh nga gara. “Detyra u përfundua”, shkroi Muhameti në postimin e saj, duke ngritur shumë pikëpyetje.
Ende pa u bërë 48 orë, Atilla, që është njëherësh ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, përfundoi sot garën e tij në BBVK.
Në momentin kur u kumtoi lajmin, ai u tha banorëve që hyri me qëllim që të “varrosë” konfliktet dhe urrejtjet për mirëqenien e fëmijëve.
Largimin e kërkoi Ministria e Drejtësisë
Më herët Koordinatorja Kombëtare dhe Grupit Ndërministror kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore ka kërkuar nga mediumi Klan Kosova të largojë konkurrentin Atilla Kartesh nga formati Big Brother VIP Kosova.
Përmes një komunikate në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, grupi ka kërkuar largimin e konkurrentit Kartesh, i cili iu bashkua garës vetëm në prime-in e fundit.
“Koordinatorja Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, dhe Grupi Ndërministror reagojnë ashpër ndaj vendimit të Televizionit Klan Kosova për të futur brenda një shtëpie në kuadër të një emisioni televiziv, personin që është denoncuar për dhunë në familje ndaj të cilit deri në shtator të këtij viti ka pasur Urdhër Mbrojtës. Ky vendim përveç tjerash ka për qëllim minimizimin dhe normalizimin e një fenomeni të rrezikshëm më të cilin po përballet shoqëria jonë, siç është dhuna në familje”, theksuan ata në postimin e tyre.
“Grupi ndërministror për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, kërkon të ndërmerren veprime urgjente:
Vendimin për largim nga emisioni – show televiziv Big Brother personin e denoncuar për dhunë në familje, Atilla Kardesh;
Ndërmarrjen e masave nga Komisioni i Pavarur i Mediave në raport me këtë vendim skandaloz të televizionit Klan Kosova;
Vlerësimin e përgjithshëm të përmbajtjeve të emisioneve në Kosovë në raport me raportimin e ndjeshëm gjinor, riviktimizimin e viktimave të dhunës dhe presionin psikologjik që u shkaktohet viktimave të dhunës;
Problem kujdestaria e fëmijëve
Avokatja Keqekolla-Sadiku njoftoi se janë në procedurë gjyqësore për besimin e fëmijëve.
“Kundër Atilla Kardesh janë ngritur dy akuza, njëra për dhunë në familje, e tjetra për mosrespektim të urdhrit mbrojtës. Do të thotë momentalisht nuk ka urdhër-mbrojtës në fuqi. Jemi në procedurë gjyqësore për besimin e fëmijëve. Fëmijët janë shumë mirë dhe janë me nënën e Drenushës në shtëpinë e prindërve të Drenushës, aty ku jeton edhe Drenusha”, ka deklaruar ajo.
Drenusha: T’më kërkojë falje
Ish-miss Kosova tha se e ka kërkuar një kërkim-falje të mirëfilltë nga ai, ndonëse nuk i erdhi edhe pas hyrjes së tij.
“Çka m’ka pengu është që njerëzit kanë dyshu nëse ma ka bo me të vërtetë apo jo, ose nëse kam qenë unë fajtore që ai ma ka bo qat send. Për atë arsye kom shku edhe e kom hap rastin në Suedi”, u thoshte ajo banorëve.
“Nëse ai kërkon falje pernime qysh duhet, jo si qajo me gjysmë zoni që nuk është dëgju mirë edhe gjysmën e fjalëve nuk i dëgjova. Edhe nëse ulet për qata fëmijë e bon një bashkëpunim qysh duhet, unë ia heki rastin në Suedi”, tha mes tjerash Drenusha.
revista.one/