Automjeti me shpejtësi skëterrë del nga rruga dhe hyn në lokal

Automjeti me shpejtësi skëterrë del nga rruga dhe hyn në lokal

November 23, 2025 0

Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme, më 22 nëntor, në fshatin Klos të Elbasanit, ku një automjet që udhëtonte në rrugën Mollas–Klos humbi kontrollin dhe përfundoi brenda një lokali në qendër të fshatit.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, mjeti po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë kur shoferi ka humbur kontrollin, duke e bërë automjetin të përplaset dhe të “fluturojë” drejt ambienteve të brendshme të lokalit. Fatmirësisht, brenda ndodheshin vetëm dy persona, të cilët arritën të shmangnin përplasjen e drejtpërdrejtë dhe kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

Banorët e zonës shprehen se ngjarja mund të kishte pasuar pasoja tragjike, duke rikthyer vëmendjen te problemet me shpejtësinë e lartë në zona të banuara. Ata bëjnë thirrje për ndërgjegjësim të drejtuesve të mjeteve dhe masa më të rrepta nga institucionet për kontrollin e shpejtësisë, sidomos në kryqëzime dhe zona të populluara.

Ndërkohë, personat që ndodheshin në automjet raportohet se po marrin trajtim mjekësor në spital.

Ngjarja po hetohet nga policia për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

revista.one/