Autorët gabuan shënjestër? Pistat e atentatit në Lundër ku u plagosën edhe dy fëmijët e pronarit të “Pelikani Security”
April 18, 2025Disa pista po hetohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Lundër. Nga familja Demiraj dhe Mullai nuk është raportuar ndonjë konflikt i hapur.
Nga ana tjetër po hetohet dhe badigardi. Paralelisht me këto pista policia dyshon se mund të kemi dhe një ngatërrim objektivi pasi makina G Class e zezë është thuajse identike me disa të tjera në kompleks
Ky dyshim bazohet edhe në faktin që autorët kishin ngritur kurth në një rrugë ku sipas badigardit kjo makinë po kalonte për herë të parë natën e ngjarjes.
Në automjetin tip “G Class” udhëtonin dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Security”, miku i tyre Kian Mullai 19 vjeç dhe badigardi në të njëjtën kohë edhe shoferi Arenc Atafa 34 vjeç.
Djali 11 vjeçar i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në sallën e reanimacionit nën kujdesin e ekipit reanimator, ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Badigardi Arenc Stafa, i cili po drejtonte makinë në momentin e atentatit është marrë në pyetje ku ka thënë se nuk ka konflikte dhe se në momentin e ngjarjes nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë.
Ai tha se po shoqëronte fëmijët nga Durrësi ku ishin në një festë drejt shtëpisë dhe për herë të parë ndoqi një tjetër itinerar për në shtëpi duke u futur rrugës së Lundrës me qëllim shmangien e trafikut.
Në makinën që ai drejtonte u gjet një pistoletë me leje nga kompania e sigurisë.
Autorët kanë nisur të qëllojnë në rrethrrotullimin e Shkozës dhe më pas për t’ju shmangur drejtuesi Arens Stafa u largua në drejtim të Lundrës, ku është përplasur me një mur rrethues të një banese.
Menjëherë ata janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku plagë më të rënda kanë marrë dy të miturit.
Ndërkohë nuk ka asnjë gjurmë për autorët të cilët mendohet se kanë qenë tre persona.

revista.one/