Ava Max fotografohet nga paparacët nën përqafimin e një burri në det në Hawaii
July 7, 2021Ava Max fotografohet nga paparacët nën përqafimin e një mashkulli misterioz gjatë pushimeve në Hawaii.
Ajo ka qenë e zënë duke xhiruar klipin e këngës së saj më të re “EveryTime I Cry”.
Por Ava Max bëri një pushim të merituar, ndërsa u pa duke shijuar motin e ngrohtë dhe detin në Hawaii, shkruan DailyMail.
Ylli i muzikës pop, 27-vjeçare shfaqi figurën e saj të bujshme trupore në një palë bikini të çuditshme ndërsa ecte nëpër rërë drejt një jahti luksoz me ekipin e saj të pushimeve.
Ndërsa ishte në jaht, Ava u pa me krahët e mbështjellë rreth një burri misterioz muskuloz i cili kishte duart mbi ijet e saj.
Ata vazhduan të notojnë në ujë, teksa mashkulli misterioz përqafonte këngëtaren me prejardhje shqiptare gjatë kohës sa ata ndodheshin në ujë.
Ajo përfundimisht u kthye drejt takimit të saj në plazh, edhe një herë duke u mbështjellë nën krahët e tij dhe duke e vendosur fytyrën pranë tij.
Ava Max kishte veshur një palë bikini iinteresante të ngjyrës së kaltërt.
Ajo së pari u shfaq me një palë pantallona të shkurtra të bardha me grep, ndërsa më vonë i zhveshi ato pasi u zhyt në det.
Interpretuesja e hitit “My Head & My Heart” i kapi flokët e saj bionde në stilin topuz, teksa merrte rreze dielli.
Ava ishte e gjitha e buzëqeshur ndërsa ajo dhe grupi i saj i miqve hipën në një varkë që do t’i nxirrte në jahtin e ankoruar.
Pasi kaluan kohën e mjaftueshme të përqafimit në ujë, bukuroshi që e shoqëronte Ava Maxin, e ndihmoi atë që të ngjitej në shkallët e jahtit.
Ava ishte e gjitha e buzëqeshur ndërsa ajo dhe grupi i saj i miqve hipën në një varkë që do t’i nxirrte në jahtin e ankoruar.
Pasi kaluan kohën e mjaftueshme të përqafimit në ujë, bukuroshi që e shoqëronte Ava Maxin, e ndihmoi atë që të ngjitej në shkallët e jahtit.
Ava u pa më pas me një pije në një filxhan të kuq, para se të vendoste të ecte përgjatë perimetrit të jahtit.
Flladi i fryu flokët e saj të gjatë bionde ndërsa bisedonte me persona të tjerë në jaht dhe lëshonte ca të qeshura.
revista.one/