Avokati: Mozzik nuk është arrestuar, piva kafe me të

Avokati: Mozzik nuk është arrestuar, piva kafe me të

September 16, 2025 0

Avokati i njohur Arianit Koci ka hedhur poshtë raportimet për arrestimin e reperit të njohur Mozzik. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Koci ka deklaruar se reperi nuk është ndaluar nga policia.“Nuk është arrestuar reperi Mozzik! Posa piva kafe me të”, ka shkruar shkurt ai, duke hedhur poshtë spekulimet.

Mbrëmjen e sotme, kishte raportime se Mozzik ishte ndaluar nga policia doganore në Aeroportin e Prishtinës. Arsyeja e ndalimit lidhet me dyshimet e bazuara për prejardhjen e dy orëve luksoze, që kapin vlerë të larta.

Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu, është një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, i njohur për hitet e tij dhe bashkëpunimet me artistë të ndryshëm në rajon. Ai nuk ka bërë ende një reagim publik lidhur me raportimet.

Ndërkohë Mozzik, festoi ditëlindjen e 30-të. E me këtë rast ai i ka bërë një dhuratë super luksoze vetes teksa momentalisht ndodhet në Zvicër.

Artisti nga Ferizaj ka blerë një orë të Richard Mille, me kornizë transparente (safir kristal) dhe rrip të bardhë.

Sipas një hulumtimi në rrjete sociale, në bazë të modelit, raportohet se kap vlerën e 1.5 milionë eurove.

Në një nga imazhet e këtij postimi, Gramos Aliu (emri i vërtetë), shihet duke pozuar pranë Administratës Tatimore të Kosovës.

Rreth një vit më parë Mozzik u dënua nga ATK me gjysmë milion euro gjobë, që duket se e ka e ka lidhur me investimin e radhës.

revista.one/