Bab’ e bij në Big Brother VIP, Sabiani banori më i ri

Bab’ e bij në Big Brother VIP, Sabiani banori më i ri

March 5, 2023 0

Sabiani jo vetëm e takoi vajzën dhe ia shprehu në fytyrë qëndrimin e tij për lidhjen e saj me Kristin, por u fut brenda shtëpisë së “BBV” që ta ketë nën kontroll.

Si fillim ai u takua me Keisin në dhomën e surprizave, ku nuk la gjë pa i thënë.

“Tek ti gjithmonë kam pasur besim. Çfarë më the kur ike. Ti këtu nuk di asgjë. Më kë mërzitur shumë. Unë u çmenda. Çfarë folëm kur ike? Ti këtu nuk di asnjë gjë. Ta kanë punuar të tjerët. Pse o bab, pse? Si të ka rritur babi? Ti je princeshë! Princin do ta zgjedhësh me durim.

Tani nuk kam më besim tek ti. Ma theve besimin. Ti erdhe e vetme këtu, si të porositi babi? Rrëshkite, nuk ke pse bëhesh pre e askujt.
Ki besim tek mendimet e babit. Ti e di që unë jap jetën për ty? Unë të kam rritur 22 vite, unë e di çfarë kam hequr mbrapa teje,”-u shpreh këngëtari.

Pas takimit, Arbana e prezantoi Sabianin si konkurrentin më të ri të “BBV”. Ai u fut në shtëpi për të takuar banorët, duke lënë Kristin të tronditur.

Madje, Sabiani u ul mes Keisit dhe Kristit, ndërsa konkurrentët dhe publiku shpërthyen në të qeshura.

revista.one/