Baba për herë të dytë, Gold AG e pagëzon djalin me emrin Front

Baba për herë të dytë, Gold AG e pagëzon djalin me emrin Front

September 27, 2022 0

Artisti i njohur shqiptar, Arian Agushi apo siç njihet për publikun Gold AG, ditën e sotme (e hënë) është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, doktoresha e estetikës, Ermira Shkodra, u bënë prindër të një djali. Teksa ka bërë njoftimin me një shkrim emocional në Facebook, çifti e kanë pagëzuar djalin me emrin Front.

Postimi i Gold AG:

ELHAMDULILAH

Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prap na gëzoi me një djalë.Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që syt me lot mi mbushe sapo erdhe në këtë botë. E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT.Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin.

.

O Allah o Zoti im më bëj rob falenderues dhe bëj djemt e mi më të mirë sesa që unë dua.Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashk me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit.

26 Shtator 2022”.

revista.one/