Babai i Selin shpërthen ndaj Mirit: Mashkull pervers, zhigolo! Ai mund edhe të…

Babai i Selin shpërthen ndaj Mirit: Mashkull pervers, zhigolo! Ai mund edhe të…

January 8, 2026 0

Babai i Selin Bollatit, Jeton Bollati ka reaguar për herë të parë në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”., ku ka shpërthyer ashpër ndaj banorit të “Big Brother VIP 5”, Miri.

 “Kam shumë mendime po nuk mund ti them. Nuk dua të degradoj motrën, nënën, nusen dhe vajzën e Mirit. Siç kanë bërë të tjerët me mua, që kanë vënë në pikëpyetje, a njoh vajzën time.  Do ja them nëse do kem mundësi për ta takuar ndonjëherë.

Një sugjerim për produksionin, duhet të merrni dy tre psikologë për të parë nivelin e perversitetit te atij mashkulli. Atje me nder jush s’ka ça të bëjë, po për lekë i errën sytë, është i gatshëm të bëjë çdo gjë, Ai një punë zhigolo mund ta bënte shumë mirë. Ai për lekë mund të bëjë çdo gjë. Për famë ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë”, tha ndër të tjera babai i Selin.”, tha ai.

Kujtojmë se Miri dhe Selin janë shumë të afërt me njëri-tjetrin, që ditën e parë që janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ishte një avantazh që pati Kristi dhe i la ata që të flinin në një krevat, që i bëri ata që të afroheshin me njëri-tjetrin.

Edhe pse Miri ka thënë se e sheh Selin si vajzën e tij, publiku jashtë nuk e konsideron si të tillë raportin e tyre.

“Unë kam gabimet e mia, por ajo më ka ndjekur në çdo hap nga mbrapa. Do ju lutesha shumë të kishim një sensibilitet. Nuk mund të merren gazetarët a u nda nga gruaja, a u nda nga burri. Nuk është faji juaj, por është faji i sistemit. Ajo është jeta personale e çdo njeriu. Ajo femër, nuk është ajo femër që me aq pak mesazhe që kam lexuar, nuk është ajo femër dhe për këtë ju garantoj”.

I pyetur nëse e ka kuptuar letrën që ai i dërgoi pak ditë më parë, babai u përgjigj:

“Absolutisht që nuk e ka kuptuar mesazhin. Ajo nuk e di çfarë dimë ne jashtë. Ajo nuk e ndjen atë që ndjejmë ne. Unë mendoj se ajo nuk ka kuptuar asgjë. Ajo nuk kupton të parën që çfarë flitet jashtë. Duhet të kuptojë të parën, pastaj të dytën”.

Ndërsa kur u pyet se pse i tha të bijës që të mos largohet nga krevati, të cilin e ndan me Mirin, ai u shpreh:

“Vajza ime s’ka bërë asnjë krim për të ikur nga krevati. Kam besim të plotë te ajo. Vajza ime është burrneshë. Vajza ime nuk është futur për lekë aty, pavarësisht halleve tona. Televizioni është një portë e madhe”.

revista.one/