“Babai po sillet si maniak”, Erjola Doçi komenton raportin e Mirit dhe Selinës

“Babai po sillet si maniak”, Erjola Doçi komenton raportin e Mirit dhe Selinës

January 5, 2026 0

Raporti i Selinës dhe Mirit vazhdon ende të komentohet pas dy javësh nga fillimi i Big Brother VIP 5.

Që nga momenti kur të dy banorët kanë fjetur së bashku, komentet për një pëlqim të mundshëm nga ana e tyre nuk kanë munguar, edhe pse ata i kanë hedhur poshtë duke u shprehur se raporti i tyre është si i një babai me të bijën.

E ftuar në “Fan Club”, ish-konkurrentja e Big Brother VIP 3, Erjola Doçi, i konsideroi veprimet e Mirit si të një manjaku dhe se kësaj gjëje i duhet vendosur “Stop” nëse nuk kanë pëlqim për njëri-tjetrin.

“Të bësh aleanca brenda një krevati nuk më duket korrekte. Një gjë tjetër që duhet t’i jepet zë dhe jam shumë e revoltuar, pavarësisht se nuk jam nënë vetë, është që Miri-Selin janë në të njëjtën fjali. Nëse mua babai im nuk më shihte në pjesë intime ndërkohë që bëja dush dhe mimika e tij, mos të them ndonjë gjë shtesë sepse është e turpshme. Kësaj gjëje i duhet vendosur një ‘Stop’. Jo me anë të një letre, por po të isha babai i Selinës, do hyja brenda ta merrja vajzën, sepse nuk është normale të normalizohen sjelljet e një ‘babai’, më vjen keq ta them, por si maniak, duke e parë në pjesë intime Selinën”, u shpreh ish-banorja e BBVIP 3.

revista.one/