Baby G i tregon Çiljetës: E kam lënduar shumë babain me sjelljen këtu brenda

Baby G i tregon Çiljetës: E kam lënduar shumë babain me sjelljen këtu brenda

June 12, 2024 0

Baby G u shfaq e prekur gjatë një bisede me Çiljetën. Ajo rrëfeu se ndihet e mërzitur, pasi mendon se mund të ketë lënduar të atin.

Ndonëse nuk u ndal në situata specifike, ajo theksoi se disa veprime të sajat në “Ferma VIP”, kanë lënduar babain e saj.

“Ka mundësi për disa gjëra që kam bërë këtu, vetëm një person…më kupton? E kam lënduar shumë, është babi im”, tha ajo.

Ajo theksoi se e di që e ëma apo motrat mund t’a kuptojnë apo falin, por situata është më e vështirë me të atin.

Dijonisi me batuta i tha Baby G se ai do bëjë gjithçka që ajo mos t’a fitojë sfidën. Ai shprehet se edhe do ta ngatërrojë këngëtaren në sfidat e dhëna nga Agai.

“Ti duke bërë si e shpejt, unë që do vij të ngatërroj. Ndërkohë që ti do thuash ke bërë me hile”, i thotë me batuta Dijonisi-Baby G.

Mos më kini problem mua, por Florin se ai është i fortë”, ia ktheu Baby G.

Ndërkoh që Çiljeta u shpreh se Florit i ka dalë nami si i fortë për sfidat.

“Mbase Florit i ka dalë nami se për shembull Xhesi që është femër ka qenë shumë afër në sfidën me Florin, Valeri e mundi Florin”, shtoi Çiljeta. 

Finalistët kanë diskutuar edhe mbi emocionet që i kanë “mbërthyer” një natë para finales së madhe.

Çiljeta tha se fatmirësisht mes tyre ka dashamirësi, gjë e cila u aprovua nga të tjerët.

Nga ana tjetër, Baby G tha se ka përfunduar misionin e saj, gjë e cila u pasua me një batutë nga Dijonisi.

Pjesë nga biseda:

Baby G: Gati për nesër!

Çiljeta: E rëndësishme është të paktën që ne të katërt jemi shumë dashamirës ndaj njëri-tjetrit, nuk kemi atë…

Dijonisi: Të bësh diss kot

Renisi: Unë s’e kam, jam rehat fare

Dijonisi: Bebi e ka pak, do të fitojë

Renisi: Të fitojmë duam të gjithë..

Baby G: Misioni im ka përfunduar!

Dijonisi: Dil pra.

revista.one/