Banori i BBV4 i përlotur bën deklaratën e fortë: Jam baba, jam gjysh dhe askush s’ma heqë krenarinë e të qenurit homoseksual

Banori i BBV4 i përlotur bën deklaratën e fortë: Jam baba, jam gjysh dhe askush s’ma heqë krenarinë e të qenurit homoseksual

January 2, 2025 0

Spektakli i 1 janarit i Big Brother VIP Albania ka përjetuar një moment të papritur dhe të guximshëm, kur banori Bernardi ka zgjedhur të ndajë një të vërtetë personale me publikun.

Ai pranoi hapur homoseksualitetin e tij, pas shfaqjes së një klipi që paraqiste një debat të ashpër mes djemve, ku ishin përdorur shprehje me ngarkesë negative, si “dylber”.

Kur po diskutoheshin batutat e Jozit dhe Xumit drejtuar atij, në të cilat thuhej se “do të fleni sipër njëri-tjetrit”, Bernardi ka folur për herë të parë publikisht në format për preferencat e tij seksuale.

Deklarata e Bernardit ishte e qartë dhe me peshë emocionale: “Jam baba, jam gjysh, jam vëllai i dikujt… dhe askush s’ma heq krenarinë e të qenurit homoseksual”,  tha i përlotur Bernardi, ndërsa vajzat iu afruan menjëherë për ta qetësuar dhe ofruar mbështetje.

revista.one/