Banori i ri i Big Brother, Gjesti e detyron G-Banin të dalë nga vetja

Banori i ri i Big Brother, Gjesti e detyron G-Banin të dalë nga vetja

January 8, 2025 0

Pjesëmarrja e Gjestit në Big Brother VIP Albania 4 ka sjellë tensione të forta që qëndrojnë në qendër të vëmendjes. Ai është ballafaquar me një përplasje të menjëhershme me G Banin, i cili ka shfaqur një sjellje arrogante dhe provokuese ndaj tij.

G Bani e ka provokuar Gjestin me fjalë ofenduese dhe kërkesa të papërshtatshme, duke e shtyrë këngëtarin në një situatë të tensionuar që ka përfshirë dhe shkelje të rregullave të shtëpisë.

Një moment kyç ka qenë kur G Bani i kërkoi Gjestit të hynte me të në tualet, duke nënkuptuar se do të përballeshin me pasoja nga ky akt. Përgjigjet e Gjestit kanë qenë gjithashtu të drejtpërdrejta dhe të mbushura me tension, si dhe një kundërpërgjigje për G Banin, duke e etiketuar si të frikacak dhe duke e sfiduar vazhdimisht.

Duket se ka acaruar thuajse të gjithë banorët përfshirë dhe Gertin, të cilit Gjesti i mori syzet nga koka dhe vrapoi nëpër shtëpi.

Gerti nga ana tjetër ka shprehur shqetësimin  e tij tek banorët e tjerë. “Nuk do fshijë brekët ai me syzet e mia”, Gerti diskuton me banorët për Gjestin

Igli, Gerti dhe Gjesti janë tre banorët më të rinj të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Edhe pse të dy u bënë pjesë e reality show-t mbrëmë, Gerti dhe Gjesti duket se kanë nisur përplasjet e para mes tyre.

Gerti është zgjuar duke i thënë Gjestit që të hajë banane, nga ana tjetër ai i kthehet duke i thënë që t’i hajë vetë meqenëse është i madh dhe ai i vogël.

Teksa të dy ndodheshin jashtë, Gerti fillimisht i tha “Gigi” ashtu siç ia vendosi mbrëmë Amber. Më pas i tha “hajde banane te vëllai”.

Pjesë nga biseda:

Gerti: Gigi

Laerti: Kush është Gigi?

Gerti: Ky (Gjesti). Gigi, yyy Gigi, Gigi. Hajde banane të vëllai

Gjesti: Po rri o burrë. Merre atë shokun tënd që po më thotë hajde në banjë. Ça keni me mua, shko merre bananen me vete dhe shko në banjë edhe…

Gerti: Do një banane, të jap unë një banane, a të keqen.

Në një moment, Danja ka vendosur që t’a ‘kritikojë për veshjen e tij’. Gjesti ka qëndruar gjatë gjithë ditës së sotme me veshjen që hyri mbrëmë në shtëpi.

Ai mban vetëm pantallonat veshur dhe bluzën jo. Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është se ai i mban pantallonat e ulura duke treguar të brendshmet. E pikërisht për këtë, Danja ka vendosur që t’i thotë diçka.

Pjesë nga biseda:

Danja: Sheh ndonjë nga çunat këtu me brekë jashtë?

Gjesti: Se nuk janë ata me brekë jashtë duhet të rri unë me brekë jashtë

Danja: Kështu do me e bërë ndryshimin ti?

Aldo: Nëse sheh ndonjë me brekë jashtë, ça do bësh ti?

Gjesti: Unë vishem

Aldo: I vesh si gjithë të tjerët apo i heq komplet?

Gjesti: Si të deshën këta, unë veshëm. Përderisa ju jeni veshur, unë jam zhveshur. Po bëj hajgare, unë kështu rri si në familje, si në shoqëri

Danja: Edhe në familje rri kështu? Po vetëm ngrij pak.

Në një moment tjetër vazhdon përplasja ne G-Banin, sepse Gjesti ka trazuar ujërat brenda shtëpisë me hiperaktivitetin e tij.

Pasi G bani i thotë të mos bëj zhurmë, Gjesti kërkon falje.

Menjëherë pasi reperi ikën, Gjesti vijon të bëj zhurmë dhe të tundi belin.

revista.one/