Banorja e BBVK kërkon të largohet nga shtëpia
November 27, 2025Banorja e Big Brother VIP Kosova, Saranda Hoda, ka kërkuar që të largohet nga shtëpia. Këtë ua ka thënë dy banorëve të tjerë, Ibros dhe Kushtrimit, derisa është shprehur se të njëjtën gjë do t’ia thotë edhe ‘Vëllait të Madh’.
“Dua ta lë lojën, dua të shkoj te “Vëllai i Madh” e ti them”, është shprehur ajo.
Ibro e ka këshilluar atë që t’i mendojë gjërat mirë para se të marrë ndonjë vendim. E më pas, ajo i bëri thirrje ‘Vëllait të Madh’ që të flasë me të në dhomë të rrëfimit, duke shtuar se nuk po bën shaka.

Të hënën nga shtëpia u largua Linda Rei për shkak të një problemi shëndetësor. Para kësaj, edhe Mentor Haziri u largua nga ky format pas një rasti që kishte.
revista.one/


