Bardhi publikon foton e nënës në spital, reagon dhe motra e tij
March 10, 2024Bardhi ka reaguar për herë të parë që pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të nënës së tij.
Artisti ka publikuar një foto të nënës së tij, e cila ndodhet në spital, e rrethuar nga aparaturat mjekësore.
Por kjo foto është shoqëruar edhe me një shkrim, në të cilën ai sqaron se gjendja e saj është më e mirë.
Ndër të tjera ai falënderon të gjithë ndjekësit për mbështetjen, ndërkohë u kërkon falje që doli para kohe nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme Bardhi morri vendimin për t’u larguar nga Big brother VIP për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të nënës së tij, ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga të afërmit e artistit. Ka qenë motra e tij, Afërdita, e cila më herët ka shprehur indinjimin për deklaratën e Sara Gjordenit.
Kjo e fundit gjatë prime-t të kaluar aludoi se kjo histori mund të ishte e sajuar nga palë të treta, për ta nxjerrë Bardhin nga shtëpia dhe se nuk janë dakord me lidhjen e tyre.
Reagimi i Afërditës është shpërndarë në Instagram nga menaxheri i artistit, Jetmir Agaj.
“Ju detyrohem një shpjegim të gjithëve për gjithçka që dëgjova sonte në `prime’. Gjendja e mamit është e njëjtë… Jam tmerrësisht e dëshpëruar nga fjalët dhe vetëm nga dyshimi i cili bëhet për nënën te cilën asnjë fëmijë nuk e përdor për një lojë që aspak s’ka rëndësi në jetën tonë!”
revista.one/