Basha dhe Haradinaj, “e djegin” në dasmën e djalit të këngëtares Shkurte Fejzës
October 9, 2022Ish-kryedemokrati Lulzim Basha shfaqet tek dasma e djalit të Shkrute Fejzës në Kosovë. Mbrëmjen e djeshme, Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela kanë pozuar me çiftin, por edhe me këngëtaren e bashkëshortin e saj.
Aurela Basha kishte zgjedhur një fustan të gjatë të kuq, teksa Basha shfaqej si gjithmonë formal me kostum të zi. Vetë deputeti ka shpërndarë fotot nga ceremonia.
“Me shumë kënaqësi unë dhe Aurela i’u bashkuam sonte gëzimit të familjes së Shkurte Fejzës dhe Hajrush Behlulit. Nga zemra ju urojmë Arbërit dhe Erzës jetë të lumtur, me trashegime dhe shumë dashuri e mbarësi”: shkruan Basha në postimin e tij.
Ditën e djeshme (e shtunë) është martuar djali i këngëtares së njohur shqiptare, Shkurte Fejza, Arbër Behluli.
Shkurte Fejza dhe Hajrushi theksojmë që kanë bashkë katër fëmijë: Arbërin, Gresën, Besianën dhe Agnesën.
Në dasmën e djalit të Shkurtes i pranishëm ishte edhe politikani Ramush Haradinaj.
“Bilbilit të muzikës tonë, Shkurtes, mikut tim Hajrushit dhe mbarë familjes Behluli, ju uroj martesën e Arbërit me Erzën”, ka shkruar Haradinaj.
revista.one/