Bashkëshorti i Palomës: Më ka mërzitur në shumë momente
October 14, 2021Bashkëshorti i Palomës, Alandi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku foli rreth pjesëmarrjes së gazetares në “Big Brother VIP”. Ai tha se tashmë që e shoqja është brenda reality show-t, atij i kanë mbetur të gjitha punët. Megjithatë, Alandi shtoi se shpreson që Paloma të qëndrojë sa më gjatë aty, pasi është për atë format.
“I kam thënë që në fillim shko se je për këtë format, sepse është aktive, energjike dhe ka batuta. I thashë thjesht që është karakteri dhe i duhet këtij formati. Nuk e di nëse do pëlqehet nga njerëzit dhe do votohet, por shpresoj që të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi, pse jo. Nuk është se nuk e përballoj dot, është pak e vështirë por nuk dua t’ja prish qejfin dhe dëshirat, sepse kur e do dikë do ta shohësh mirë. I kam thënë që në fillim që për çdo gjë më ke gati dhe unë do të mbështës gjithmonë”, u shpreh ai.
Alandi tregoi dhe si po e përjeton vajza e tyre 6-vjeçare mungesën e të ëmës.
“Më pyet vazhdimisht sepse normal është nëna e saj, unë mundohem ta shmang dhe të mos ta shoh Big Brother-in në shtëpi. Është në moshën që do mamin e saj por e kemi menaxhuar, ja kemi dalë. Deri tani jemi shokë të mirë, luajmë bashkë, bëjmë detyrat bashkë, mësoj dhe unë shqipen më mirë”, tha ai.
I pyetur nëse është ndjerë xheloz në ndonjë moment, Alandi e mohoi, por tha se ka pasur raste që e ka mërzitur sepse ka folur më shumë se ç’duhet.
“Jo. Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shumë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar”, vazhdoi muzikanti.