Bashkimi çon në shtëpinë e tij në Mitrovicë Alvisën, Arjan Konomi hedh dyshime: Pse nuk e puthe

Bashkimi çon në shtëpinë e tij në Mitrovicë Alvisën, Arjan Konomi hedh dyshime: Pse nuk e puthe

December 16, 2021 0

Në puntatën e djeshme në “Për’puthen” është transmetuar takimi i Bashkimit dhe Alvisës. Takimi i tyre këtë herë është xhiruar në shtëpinë e Bashkimit në Mitrovicë.

E pyetur nga Alvisa se pse zgjodhi që ta dërgojë në shtëpinë e tij, Bashkimi tha se kjo është gjëja më personale që ai mund të ndante me një vajzë.

Një koicidencë e çuditëshme në shtëpinë e Bashkimi që kishte lidhje me Alvisën, ishte edhe një pikturë që prindërit e konkurrentit e kanë blerë shumë vite më parë.

Në të shkruhej “drejt Vlorës”, ndërsa pasoi edhe komenti i Alvisës, e cila tha se “e keni ditur që do bëheni me Vlorën.”

Alvisa dhe Bashkimi janë çifti i parë i “Për’puthen 3” dhe mbështeten nga një pjesë e madhe e audiencës, por mesa duket nuk ka gjë që t’ja kthejë mendjen Arjanit i cili haptaz është kundra çiftit dhe nuk u beson aspak.

Duke folur për takimin e tyre, i cili u dha dje, Arjani u thotë atyre se u kënaq duke i parë bashkë në shtëpinë e Bashkimit në Mitrovicë, por se pastaj u kujtua se ata kanë qenë dhe më parë te shtëpia e njëri-tjetrit, e se kjo nuk është ndonjë gjë e madhe.

Bashkimi tha se ironinë e Arjanit nuk e pret si profesionist që është.

Bashkimi: Nuk e kam problem nëse nuk më ecën lidhja me Alvisën, 1 javë, 1 muaj, se nuk forcohet asnjë lidhje (në këtë interval), por ironia e Arjanit edhe nënqeshja që ka edhe tani është diçka që nuk e pres nga një profesionist. 

Arjani: A po bën analizën mbi mua?

Bashkimi: Ne mund të bëjmë dhe opinion mbi opninonin tënd.

Arjani: Për avionat ke pyetur, ka rënë çmimi në bursë, si janë aksionet e avionave?

Alvisa:E di ti Arjan, se ti shkon me avion nëpër Turqi me shokun tënd. (Hyseni)

Arjani: Jo, jo nuk kam ikur unë. Avionat i do ti. 

Kujtojmë se në TikTok, Instagram, YouTube e portale ka qarkulluar një inçizim i Alvisës ku ajo i kërkon Hysenit avion.

Ndërkohë po diskutohej se përse Alvisa dhe Bashkimi nuk kanë shkëmbyer puthje.

Arjani tha se Bashkimi nuk e ka puthur Alvisën, sepse nuk ja ndjen, pasi ka shumë pikëpyetje në lidhje me të.

Arjani: Bashkimi ka pikëpyetje që do ta shoqërojnë deri në ditën e dasmës, e s’ka për tu bindur kurrë, sepse Alvisa është një mjeshtre e manipulimit. Ajo është një ‘mitomane’, beson edhe gënjeshtrën e vet. Alvisa njeriu që ka gënjyer më shumë në këtë emision, me produksion, me njerëz të tjerë, me mua, me Bashkimin, me Borën, familjen e saj, është ajo që akuzon të tjerët për gënjeshtar. 

Alvisa: Familjen time mos e përfshi familje fare në emision, se jam Alvisa dhe nuk është familja ime. Familja ime është bërë 1 lekë nga fjalët që më ke thënë. Ofendimin nuk e kam në edukatë.

Arjani: Po po, se ti s’ke bërë asgjë, vetëm ne të kemi rënë më qafë. 

Alvisa: Ti nuk ke kërkuar as falje asgjë, mirë mua, po as familjes time. Përballu me mua. Të kam përmendur gjë mamanë dhe babain tënd? Sa lekë ke marrë dje për këto që po thua sot, nga ai shoku jot. 

Arjani: Mos fillo nga këto akuza.

Alvisa: Do ftohem në 1000 vende dhe do t’i plas gjërat me fakte se dhe unë kam gojë.

Arjani: Aman mi, se edhe radhën e kaluar the shitesh për një drekë, na ftojnë gjithë ata personazhe të Shqipërisë, ngela unë për një drekë. revista.one/