BBC fut në kuiz-in e javës lajmin që Dua Lipa mori pasaportën shqiptare
December 2, 2022BBC i ka kushtuar quiz-in e javës këngëtares Dua Lipa dhe lajmin e marrjes prej saj të nënshtetësisë shqiptare. Pyetja e bërë nga BBC është: “Këngëtares britanike Dua Lipa i është dhënë nënshtetësia e cilit shtet tjetër, për promovimin e tij përmes muzikës dhe famës së saj?”
“Është kuizi i lajmeve javore – sa i keni kushtuar vëmendje asaj që po ndodh në botë gjatë shtatë ditëve të fundit?”, shkruan BBC.Po të vësh re kuizin deri tani, 18% janë përgjigjur për Kosovën dhe 11% për Bosnjen.“Saktë. Ishte Shqipëria. Prindërit shqiptarë të Kosovës të Dua Lipës u vendosën në Londër rreth vitit 1992, pas tensioneve në atdheun e tyre.
Shqipja mbeti gjuha e saj e parë dhe familja u kthye në Kosovë kur ajo la shkollën fillore. Në mesin e adoleshencës, ajo u kthye në Londër për të ndjekur karrierën në muzikë. Dua Lipa ka një gjyshe boshnjake. Presidenti shqiptar Bajram Begaj tha se Lipa e kishte bërë vendin “krenar me karrierën e saj ndërkombëtare dhe angazhimin në kauza të rëndësishme sociale”.
revista.one/