BE do të vendosë të hënën kufizime udhëtimi për qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

BE do të vendosë të hënën kufizime udhëtimi për qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

August 29, 2021 0

BE të premten nisi lëvizjet për të rivendosur kufizimet e udhëtimit për shkak të Covid-19, përfshirë karantinë dhe teste për qytetarë të pavaksinuar nga SHBA dhe pesë vende të tjera, thanë dy diplomatë për Reuters.

Vendet e BE-së kanë filluar procesin e heqjes së SHBA-ve nga lista e vendeve, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë në Bashkim pa kufizime shtesë për shkak të Covid-19. Kjo listë aktualisht ka 23 vende, përfshirë Japoninë, Katarin dhe Ukrainën, por disa nga 27 vendet e BE -së tashmë kanë në fuqi kufizimet / rregullat e tyre për udhëtarët nga SHBA.

Një diplomat tha se vendet e tjera që do të hiqen nga lista ishin Kosova, Izraeli, Mali i Zi, Libani dhe Shkupi.

Vendimi për kufizimet e reja të udhëtimit nga BE për të huajt pritet të përfundojë të hënën, nëse nuk ka kundërshtime nga vendet e BE, thanë burimet, si dhe dy zyrtarë shtesë evropianë.

revista.one/