BE: Mbroni vajzat në Shqjpëri, përdhunimi është krim i tmerrshëm!
May 21, 2021Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua në Mirditë, ku një 15-vjeçare u përdhunua nga 5 persona, të cilët aktualisht janë në burg.
Zyrtari i lartë i BE ka shpërnadarë një qëndrim në Twitter, dhe thotë se dënon më forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri, si dhe shprehet se përdhunimi nuk ka asnjë justifikim.
“Delegacioni i #BE-së dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në #Shqipëri. Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. JO do të thotë JO.
Mbroni vajzat në #Shqipëri! Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është një krim dhe indiferenca vret”, shkruan delegacioni i BE-së në Shqipëri, të cilin e shpërndan ambasadori.
revista.one