Beatrix Ramosaj shfaqet joshëse dhe magjike, shkëlqen në bikini

Beatrix Ramosaj shfaqet joshëse dhe magjike, shkëlqen në bikini

July 14, 2024 0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka mahnitur ndjekësit e saj në Instagram duke ndarë disa fotografi të mrekullueshme.

Në një prej këtyre imazheve, Beatrix duket fantastike me rroba banje të verdha, ndërsa pjesa e sipërme ishte e bardhë dhe e dekoruar me lule dielli.

Flokët i kishte të kapura lart dhe makijazhi i saj ishte tejet natyral.

Në një tjetër fotografi, bukuroshja kishte veshur një bikini njëpjesëshe tejet të lezetshme, ngjyrë rozë me pika të zeza.

Me flokë të lëshuara dhe duke ecur zbathur në rërë, Beatrix shkëlqente.

Fotografitë e publikuara kanë marrë menjëherë pëlqime dhe komente pozitive nga fansat e saj, të cilët janë të magjepsur nga dukja dhe stili i saj i përkryer.

revista.one/