Bebe Rexha drejt ndarjes me partnerin për shkak të peshës trupore
July 17, 2023ëngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha shpesh herë është komentuar nga fansat për peshën e saj trupore. Ndonëse shpesh herë ajo ka treguar se partneri i saj, Keyan Safari e ka mbështetur dhe përkrahur atë në çdo hap të jetës së saj pavarësisht peshës që ajo ka shtuar, por mesa duket çifti po pëson një krisë në marrëdhënien e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bebe teksa ka postuar në InstaStory mesazhin e që i ka dërguar i dashuri, ku ky i fundit ka qenë i sinqertë me të.
“Gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte, kështu që të thashë se ishte… kjo ishte biseda që po bënim dhe ti pyete. A duhet të pretendoj se nuk ndodhi dhe se është në rregull? Hajde unë shtoj 3 kilogramë dhe ju më quani topolakë dhe të shëndoshë. Nuk do të thotë se nuk më do mua.”- tha i dashuri i Bebes.
Ndër të tjera Safari gjithashtu tha se këngëtarja po përpiqej që të gjente arsye për t’u ndarë me të, pasi ai nuk e ka problem peshën e saj.
“Nëse ti je duke gjetur arsye për tu ndarë me mua kjo ka kuptim, por kjo nuk është arsyeja e vërtetë. Nëse nuk je e lumtur me mua, veten tënde, me jetën dhe nuk sheh të ardhme bashkë është në rregull sepse kjo është arsye. Mos përdor diçka të tillë për të armatosur zemërimin, ankthin apo ndonjë pasiguri që mund të kesh. Ti e di se unë të kam parë gjithmonë si të bukur dhe të kam dashur pa marrë parasysh çfarë.”- ka shkruar Safari.
revista.one/