Bebe Rexha ndez Prishtinën me tupana në “Sunny Hill 2024”
July 26, 2024Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, i mahniti të gjithë me performancën e saj mbrëmjen e djeshme në ‘Festivalin Sunny Hill’.
Ajo çfarë ra tepër në sy dhe u pëlqye shumë nga publiku ishte momenti kur Bebe nën tingujt e këngës së njohur ‘Say my name’ futi një element kombëtar siç janë tupanat. Performanca kulmoi me Bebe Rexhën që filloi të kërcente nën ritmin popullor, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme dhe të papërsëritshme për të gjithë të pranishmit. Njëkohësisht shihej edhe publiku teksa kërcente duke shoqëruar këngëtaren me duartrokitje.
Gjatë performancës ra në sy edhe stili unik i Rexhes, ajo kishte zgjedhur një veshje mjaft elegante për ta përfaqësuar veten atë mbrëmje. Kjo ishte hera e parë që këngëtarja performoi në Kosovë, dhe nuk kishim asnjë dyshim se do ta ndizte skenën ashtu siç bëri.
Rexha, e njohur për energjinë e saj të pakufishme dhe zërin e fuqishëm, performoi disa nga hitet e saj më të zjarrta, përfshirë këngë si “I’m Good (Blue)”, “In the Name of Love” dhe “I’m a Mess”. Çdo interpretim ishte një shpërthim energjie që ngacmoi dhe elektrizoi publikun.
Mirëpritja e ngrohtë dhe duartrokitjet e forta nga publiku shqiptar u bënë dëshmi e lidhjes së veçantë që Rexha ndan me Kosovën dhe komunitetin shqiptar në përgjithësi. Në një mbrëmje të mbushur me emocion dhe energji të lartë, performanca e Bebe Rexha në festivalin “Sunny Hill 2024” konfirmoi se ajo është një yll i vërtetë që ndriçon çdo skenë që e ndan me fansat e saj.
revista.one/