Bebe Rexha performoi me flamurin kombëtar gjatë koncertit ku u sulmua nga një burrë

Bebe Rexha performoi me flamurin kombëtar gjatë koncertit ku u sulmua nga një burrë

June 19, 2023 0

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë kryefjala e mediave botërore të hënën.

Kjo pasi një incident ndodhi në koncertin e saj të fundit në New York, ku një burrë nga audienca e gjuajti me telefon në fytyrë duke i shkaktuar lëndime.

Si pasojë, 33-vjeçarja u detyrua që dërgohet me urgjencë në spital, ku edhe bëri tri qepje në fytyrë pas plagëve të marra.

Lidhur me ngjarjen, Policia e New Yorkut ka vënë në pranga 27-vjeçarin Nicolas Malvagna, të cilin e identifikoi si personin që ka kryer këtë vepër.

Ndonëse motivet që e kanë çuar drejt kryerjes së këtij incidenti nuk dihen, një gjë është e sigurt – që Bebe Rexha u godit me telefon fytyrës gjatë kohës që po bënte simbolin e shqiponjës me duar në fund të koncertit.

Madje në një moment, ajo ka pranuar flamurin kombëtar nga fansat e pranishëm në koncert dhe ka interpretuar bashkë me të hitin e saj të padiskutueshëm, “I’m Good (Blue)”. Duke shprehur krenarinë e saj për origjinën shqiptare, artistja e hitit “I’m a mess” kishte inkuadruar elemente patriotike edhe në pjesën tjetër të performancës gjatë mbrëmjes.

Në videot që po qarkullojnë nga koncerti në internet, mund të shihet se si këngëtarja me origjinë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, e valëvit me krenari flamurin kombëtar në skenë.

Bebe Rexha është në mes të turneut të saj, “Best F**N Night Of My Life”, i cili po zhvillohet aktualisht në Shtetet e Bashkuara dhe më pas pritet të vazhdojë edhe në Evropë. 

revista.one/