Bebe Rexha shfaq kiminë komike në premierën e filmit “Queenpins” ku bën debutimin si aktore
August 26, 2021Ato luajnë rolin e vajzave të mira dhe të këqija në filmin e tyre të ri “Queenpins”.
Dhe Bebe Rexha, Kristen Bell dhe Kirby Howell-Baptiste të gjitha dukeshin tërheqëse në premierën e filmit në Beverly Hills të martën, shkruan DailyMail
.Atje, ylli i muzikës pop, aktorja dhe këngëtarja Bebe Rexha, 31 vjeçe, bëri një paraqitje provokuese e veshur me një fustan të zi mjaft seksi.
Bebe Rexha u paraqit në festë me fustanin e mrekullueshëm me dekoltenë e hapur.
Duke vazhduar pamjen seksi, ishte një fund i zi me një zinxhir që zvarritej poshtë nga njëra anë. Këpucët shumëngjyrëshe të gjelbërta me taka shtuan një element edhe më unik në pamjen e saj.
Bukuroshja shqiptaro-amerikane i kishte lënë flokët e saj bionde të depërtojnë në dekoltenë e saj, ndërsa e kompletoi pamjen me bizhuteri të errëta dhe një makijazh të lehtë në sy.
Yjet u bashkuan në tapetin e kuq, duke treguar kiminë e tyre komike ndërsa bënin gjeste para kamerës.
Filmi “Queenpins” në të cilin luan këngëtarja shqiptare, në fakt bazohet në një histori të vërtetë, duke shfaqur një palë amvise ndërsa bëhen zonja të krimit pasi krijojnë një mashtrim në vlerë 40 milionë dollarë.
Skenarin e këtij filmi i vili është realizuar nga STXfilms, e kanë shkruar Aron Gaudet dhe Gita Pullapilly, njëherësh edhe regjisorë të filmit.
Aty luajnë gjithashtu: Joel McHale, Nick Cassavetes, Dayo Okeniyi, Jack McBrayer dhe Annie Mumolo si personazhe mbështetës.
Ky projekti i katërt që Bell dhe Howell-Baptiste kanë punuar së bashku, pasi kanë luajtur së bashku me njëra-tjetrën edhe në “The Good Place” dhe “Veronica Mars”.
“Queenpins” do të dalë në kinema më 10 shtator dhe do të jetë në dispozicion për t’u transmetuar në kanalin Paramount+ në Amerikë.
revista.one/