“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a?
March 16, 2025Egli Tako ka ndërruar lojën me rifutjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo po mban një distancë nga Gjesti e po ashtu edhe nga këngëtarja Rozana Radi, me të cilët kishte raporte më të mira.
Ndlrsa në shtëpi u zhvilluan biseda të ndryshme, banorja kërkoi vetëm një gjë nga këngëtari pejan.
“Nuk kam ardhur këtu të të sulmoj as asgjë, bëhu burrë dhe mbaj përgjegjësitë e tua vetëm kaq dua të të them”, iu drejtua Egli.

Artisti nga Kosova iu kundërpërgjigj: “A s’paskam qenë burrë a”.
Gjesti më pas u largua nga oborri dhe hyri brenda, derisa e ka lënë Eglin jashtë.
Duket se raporti i tyre u tensionua me rikthimin në shtëpi, pasi konkurrentja ka ndryshuar lojë.

Ndlrsa një pjesë e banorëve po qëndronin bashkë në oborr, ata iu vërsulën të gjithë Gjestit.
.“Një femër mua, kur unë vet femrën e kam mësuar si të luaj, nuk mundet ajo të më mësoj mua. Natën e mirë”, tha ai.
revista.one/