Belgjika rikthen kufizimet me Shqipërinë dhe Kosovën, ja çfarë duhet të keni parasysh
September 13, 2021Belgjika duke u bazuar në rekomandimin e BE-së pas ditë më parë mbi regjimin e ri të lëvizjeve mes shteteve, ka rikthyer kufizimet për udhëtimet jo esenciale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi.
Të gjithë shtetasit nga këto vende të Ballkanit Perëndimor do të mund të udhëtojnë drejt Belgjikës vetëm nëse janë të pajisur me certefikatën e vaksinimit.
Pas mbërritjes në Belgjikë i nënshtrohen testimit ditën e parë ose të dytë dhe të shtatë dhe nëse ditën e shtatë dalin negativë atëhere do të dalin nga karantina.
Në rastet e udhëtimeve esenciale, duhet të kenë konfirmimin për udhëtimin nga ambasada e Belgjikës në Bullgari (nga ky vend bëhet mbulimi për vendet e Ballkanit Perëndimor).
Aplikimi për PLF (Passenger Location Form), bëhet online, duke ia drejtuar kërkesën ambasadës në adresën: sofia@diplobel.fed.be
Shtetasit mbi 12 vjeç duhet të jenë të pajisur me test PCR të 72 orëve të fundit dhe pas mbërritjes në Belgjikë do t’i nënshtrohen karantinës.
revista.one/