(VIDEO) Benita kërcënon Elijonën: E mbys krejt, e kap dhe dalë jashtë, nuk ma ndjen
December 10, 2025Banorja e njohur e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, e cila tashmë njihet edhe si influencuese në rrjetet sociale, ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime të shumta.
Gjatë një bisede me banorin Tony, Benita shprehu mllefin e saj ndaj banores tjetër, Elijona Binakaj, duke thënë: “Unë e mbys krejt e kapi edhe dal jashtë as nuk ma ndjen. E mbys në atë kuptimin, se po mendoj”, u shpreh ajo.
Kjo gjuhë u konsiderua e papërshtatshme për një format si Big Brother VIP Kosova dhe ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit.
Benita, e njohur për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe shpesh kontravers, duket se nuk ka frikë të shprehë hapur emocionet e saj, duke e bërë jetën brenda shtëpisë së Big Brother edhe më të paparashikueshme.
revista.one/


