Bëri rrëfimin e trishtë në Big Brother VIP, Livia Brunga takohet me babanë pas 22 vitesh
April 24, 2025Livia Brunga gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 4 bëri një rrëfim prekës për jetën.
Ajo ka folur për marrëdhënien me të atin pas ndarjes së prindërve duke shtuar se e ka takuar vetëm dy herë në jetë.
Ish-konkurrentja zbuloi se hera e parë që e pa babanë ishte kur ishte vetëm dyvjeçe dhe hera e dytë kur ishte shtatëvjeçe.
Tani pas përfundimit të BBVA në një postim të ri, Livia bëri të ditur se u takua me të atin pas 22 vitesh.
“22 vite më vonë”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë imazhit.

Livia në këtë edicion ka qenë shumë e pëlqyer nga publiku për lojën që ka zhvilluar brenda.
Krahas kësaj, ka kthyer edhe historinë me ish-partnerin Mevlan Shabën, për të cilin tha se e do akoma.
Ndërsa në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike nga Shkodra Livia Brunga ka treguar emocionet e para dhe gjithçka rreth takimit të shumëpritur.
Tani po filloj të futem tek rruga e ekulibrit, kështu mund ta quaj dhe ndihem shumë mirë.
Një takim në fakt që unë nuk e imagjinoja kurrë. Nga BBV kemi filluar komunikimin sa dola unë. Kemi folur dhe e kemi pasur mundësinë dhe e kam thënë që më bënte shumë përshtypje pjesa që flisja me babin sikur të mos kishte ndodhur asgjë në këto 22 vite. Është shumë e çuditshme, kam gjetur atë ngrohtësinë dhe konfidencën. Kur jemi takuar përqafimi ishte shumë i natyrshëm, sikur nuk jemi ndarë kurrë. Ishte ajo çfarë unë kisha nevojë, jashtë ekranit të telefonit duke ecur në Shkodrën e bukur. Kemi pasur mundësi që të rrinim.
Kur u pyet se cila ishte një këshillë që ai i kishte dhënë ose çfarë i kishte thënë babai Livia zbuloi se:
Në filim më tha jepi forca vetes, ndërto gjërat e tua meqë ke qejf ekranin. Babi më tha dhe një gjë shumë të fortë, që ëndrra e tij është që të bëhet gjysh.
Më vonë, tani jo.
Sa i përket takimit me vëllain e saj, ish-banorja rrëfeu se:
Vëllain nuk e kam takuar sepse babi ka ardhur vetëm. Momentalisht nuk mundem të lëviz pasi kam disa angazhime dhe jam e ngarkuar, babi ka ardhur ndërsa vëllai do vijë më vonë. Është ajo marrëdhënia që tani jemi në kontakt.
revista.one/